70 vjet Kinostudio festohet me koncertin “Kolonat Zanore të Filmave Artistik”

schedule16:29 - 14 Korrik, 2022

schedule 16:29 - 14 Korrik, 2022

Nga Leontina Nika

Ministria e Kulturës , ka hapur dyert për të pritur banorët “autokton” të kësaj godine 70 vite pas . Regjisorët, aktorët , skenaristët , kostumografët dhe teknikët. Ata, të cilët gjallëruan cdo cep të shtëpisë së filmit duke shkruar historinë e kinemasë shqiptare.

Festa e filmit është menduar të celebrohet me kolonat zanore të filmave shqiptarë. Si homazh për të gjithë artistët që nuk jetojnë më.

Me “Tanën” nis historia e filmit artistik. Tinka Kurti e kujton gjithnjë ,por përzemër në mozaikun e roleve ka një tjetër.

Ikona e filmit Margarita Xhepa e cilëson kohë të artë jetën në kinostudio.

Dy zonjat e skenës dhe ekranit Margarita Xhepa dhe Tinka Kurti japin lajmin e mirë për realizimin e një filmi së shpejti.

Ndërkohë që Piro Milkani kujton plot emocion jetësimin e ëndrrës pas kthimit nga Praga, në këto mjedise.

Në këtë mbrëmje gala ndihet edhe mungesa e çiftit Anagnosti , por jo vargjet dhe muzika e filmit “Lulkuqe mbi mure”

Kinostudio “Shqipëria e Re” u themelua më datë 10 korrik të vitit 1952. Realizimi i parë i saj është bashkëprodhimi shqiptaro-rus i filmit të njohur “Skënderbeu”. Ky është i pari realizim “kolosal” i prodhuar nga kjo studio kinematografike atë kohë. Filmi i parë shqiptarë artistik ”Tana”do shfaqet gjatë këtij muaji i restauruar./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!