70 vjeçarja operon variçet te “Doktor Plastik” dhe lë pas edhe Kiara Titon

schedule22:05 - 5 Gusht, 2022

schedule 22:05 - 5 Gusht, 2022

Një rast interesant është shfaqur këtë episod në Doktor Plastik. Drita Berberi, një grua rreth të 70 ave paraqitet me problemin e variçeve. E lodhur nga një jetë në zbore dhe punë të vështirë, Drita paraqitet me vena të ekzagjeruara. Sigurisht krahas problemit estetik, variçet mbartin edhe problem shëndetësor, deri aty sa mund të shkojnë në trompozë. Ndaj një ndërhyrje imediate ishte e nevojshme.

Gjatë konsultës me Dr. Bledar Hodo, në klinikën Anassa, znj. Drita zbuloi disa metodologji në trajtimin e variçeve si: Heqja me sondë (stripper) nëpërmjet një prerje 3-4 cm në rrëzë të kofshës;Tharja e venës me shkumë; Djegia e venës me rreze lazer;Djegia e venës me radiofrekuencë.

Të gjitha këto janë të realizueshme në Klinikën Anassa, aty ku edhe znj. Drita iu nënshtrua ndërhyrjes. Dhe rezultati ishte sa i bukur estetikisht po aq edhe nga ana shëndetësore. Aq sa gjatë vrapit në kodrat e liqenit ku u bashkua edhe prezantuesja Kiara Tito, znj. Drita do ta linte pas bukuroshen./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!