70 kilogramë tritol për të shembur “Prestige Resort”, IKMT: E hedhim në erë në orën 15:00

schedule11:32 - 4 Dhjetor, 2022

schedule 11:32 - 4 Dhjetor, 2022

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe forcat xheniere, ka planifikuar të prishë sot me shpërthim të kontrolluar një objekt 7 katësh në vijën bregdetare të Kavajës, “Prestige Resort”.

Për këtë operacion, në trupin e objektit forcat xheniere kanë hapur 730 furnela (vrima) ku do të montohen 70 kilogramë lëndë shpërthyese si dhe 4 mijë metër linear fitil. Inspektorët e IKMT dhe policisë së Shtetit kanë marrë të gjitha masat për perimetrin e sigurisë dhe lajmërimin e banorëve të zonës. Shpërthimi i kontrolluar do të ekzekutohet në orën 15.00.

Vjon…/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!