7 vjet pasi humbi të birin, kërkon ndryshim total fytyre në “Doktor Plastik”

schedule21:58 - 17 Qershor, 2022

schedule 21:58 - 17 Qershor, 2022

Startoi sot në ABC reality show “Doktor Plastik”, Sezoni 4. I pari reality show mbi kirurgjinë estetike nga autorja Elda Laze edhe këtë sezon vjen me histori të forta njerëzore dhe operacione plastike të shkallës më të lartë të vështirësisë.

E tillë ishte historia e Valide Qarrit, një nënë dhe gjyshe e cila pas vdekjes së të birit, i plotëson dëshirën nipit për t’ju rikthyer jetës dhe për të hequr rrobat e zeza. Simbolikisht e bën këtë gjë duke kërkuar lifting fytyre të realizuar nga Dr. Rezarta Kapaj, tani e famshme jo vetëm si pjesë e departamentit të kirurgjisë estetike të Spitalit Amerikan, por edhe si doktoresha e famshme e Doktor Plastik.

Dr. Rezarta Kapaj bëri një ndërthurje mes lifting fytyre dhe blefaroplastikë për të sjellë një rinim total të fytyrës së znj. Valide Qarri. Risia e këtij sezoni është që në pjesën e parë të tij do të ketë ndërhyrje të realizuara nga Spitali Amerikan.

Dhe në pjesën e dytë, do t’i bashkohet “Doktor Plastik” dhe departamenti i kirurgjisë estetike dhe dermoesteike të Klinikës Anassa. Një sezon i mbushur me rrëfime dhe operacione nga më të ndryshmet, edhe këtë sezon Doktor Plastik ju premton t’ju mbajë mbërthyer para ekranit të ABC çdo të premte ora 21.00.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!