7 vjeçari vret aksidentalisht të atin polic, disa qytetarë të shoqëruar për zbardhjen e ngjarjes

schedule15:24 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 15:24 - 20 Dhjetor, 2020

Një tragjike ka ndodhur mesditën  e kësaj të diele në Tiranë ku një i mitur ka vrarë aksidentalisht me armë zjarrin babain e tij, efektiv policie në FNSH.

Ngjarja ka ndodhur në një bilardo ku efektivi Roland Bicerri, së bashku me djalin e tij 7 vjeç kishte shkuar të takonte një shok.

LEXO EDHE: Tragjike në Tiranë/ Djali 7-vjeçar vret aksidentalisht efektivin e FNSH-së

Gazetarja Xhensila Kodra nga vendi i ngjarjes raporton për ABC se efektivi ka qenë bashkë me një shokun e tij dhe është dërguar menjëherë për në spitalin e Traumës, por fatkeqësisht ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia në momentin që djali i tij ja ka marrë armën të atit nga çanta.

Ndër të tjera gazetarja bën me dije se ka qenë vetëm një plumb ai që i ka marrë jetën 39 vjeçarit.  Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje policia ka shoqëruar shokun e efektivit dhe disa qytetarë të tjerë të cilët ndodheshin në bilardo në momentin e ngjarjes për të zbardhur detaje të reja.

Efektivi në momentin e ngjarjes së rëndë ndodhej jashtë shërbimit, por për shkak se ai ndodhej në lagje dhe duke qenë efektiv i FNSH-së ka pas me vete dhe armën e zjarrit. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!