7 vite të martuar, Vesa Luma i dedikon fjalët më të ëmbla Big Bastës: Krenare për ne

schedule12:41 - 12 Shtator, 2022

schedule 12:41 - 12 Shtator, 2022

Në shtator të vitit 2015, Vesa Luma dhe Big Basta i thanë ‘Po’ përgjithmonë njëri-tjetrit. Dyshja, të cilët jetojnë në Zelandën e Re, i dhanë fund beqarisë në një ceremoni luksoze të organizuar në Kalanë e Lëkurësit në Sarandë. Tashmë, ata janë prindër të një djali që e kanë pagëzuar me emrin Lian.

Sot, ata festojnë 7 vjetorn së bashku. Në këtë ditë të veçantë për ta, këngëtarja ka rikujtuar momentet më të bukura nga dasma madhështore. Këngëtarja nga Kosova ka publikuar një pjesë të klipit të dasmës së tyre ndërsa nuk ka munguar një dedikim i ëmbël për partnerin e saj.

“Gezuar pervjetorin, dashuria ime?Shume krenare per ne, per vendimet tona, sakrificat e sfidat qe i tejkaluam me shume dashni duke e vendosur te paren – familjen tone te vogel e te lumtur. Te dua shume”, ka shkruar ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma)

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!