Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

7 ushqime që do t’ju ndihmojnë të luftoni pagjumësinë

schedule14:59 - 16 Shkurt, 2021

schedule 14:59 - 16 Shkurt, 2021

Një shqetësim i zakonshëm që prek shumë njerëz është pagjumësia. Nëse jeni ndër ta që vuani nga ky problem, në fakt ka ushqime të caktuara që trajtojnë pagjumësinë si dhe ndihmojnë të bëni një gjumë sa më të qetë. Këto janë 7 ushqimet që mund  t’ju ndihmojnë me gjumin, sipas Bright Side.

Salmoni

8 ushqime që do t'ju ndihmojnë të flini mirë

Peshku yndyror, veçanërisht salmoni është i pasur me acide yndyrore omega 3 dhe vitaminë D. Një kombinim i dobishëm për trajtimin e pagjumësisë, pasi ndihmon në prodhimin e serotoninës, e cila është provuar se nxit gjumin.

Bajamet dhe arrat

8 ushqime që do t'ju ndihmojnë të flini mirë

Bajamet janë të pasura me melatonin. Gjithashtu janë të pasura me magnez dhe kalcium, minerale që relaksojnë muskujt. Arrat kanë veti të ngjashme, dhe përmbajnë triptofan, një aminoacid që shkakton gjumin. Gjithashtu, arrat janë të pasura me acide yndyrore, që rrisin dhe më shumë nivelet e serotoninës.

Çaji bimor

8 ushqime që do t'ju ndihmojnë të flini mirë

Çaji i kamomilit përmban doza të larta të flavones dhe apigenin. Nga njëra anë, flavones zvogëlojnë inflamacionin që shkakton gjumin dhe nga ana tjetër, apigenina është një antioskidant që promovon përgjumjen dhe zvogëlon efektet e pagjumësisë. Lule pasioni njihet gjithashtu për efektet që ka ndaj pagjumësisë, ankthit dhe dhimbjes.

Kivi

Image result for Kivi

Një studim tregoi se kivi ndihmon të flini më mirë dhe bini gjumë më shpejt. Besohet se niveli i lartë i serotoninës në kivi është arsyeja kryesore pse janë kaq të dobishme për pagjumësinë.

Orizi i bardhë

8 ushqime që do t'ju ndihmojnë të flini mirë

Për shkak të nivelit të lartë të glikemisë, orizi promovon gjumin cilësor. Një studim tregoi se fëmijët nën 2 vjeç bënin gjumë më të mirë pasi kishin konsumuar produkte me indeks të lartë glicemik gjatë vaktit të mbrëmjes.

Qershi dhe lëng vishnje

8 ushqime që do t'ju ndihmojnë të flini mirë

Qersitë janë të pasura me fibra, antioksidantë, vitamina dhe minerale. Falë këtyre vetive, ata luftojnë pagjumësinë, ulin inflamacionin dhe rrisin nivelet e melatoninës.

Bollgur

8 ushqime që do t'ju ndihmojnë të flini mirë

Tërshëra përmban edhe triptofan. Gjithashtu është e pasur me vitaminë B3, e cila ndihmon në prodhimin e serotoninës. Kjo vitaminë është një mburojë e mrekullueshmë kundër kolesterolit dhe është gjithashtu një antioksidant i shkëlqyeshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!