Askush nuk do të ketë vetëvlerësim të ulët. Jo vetëm që ju ndalon të shijoni jetën, por mund të cenojë shëndetin tuaj mendor dhe të çojë në probleme të tilla si depresioni dhe ankthi. Meqenëse shumë njerëz luftojnë me këtë problem, më poshtë gjeni shenjat që tregojnë se vuani nga vetëvlerësimi i ulët.
1. Ju nuk pranoni komplimente
Modestia është me të vërtet një gjë e mirë, megjithatë, gjithçka ka të bëjë me masën e duhur. Nëse jeni tepër modestë, nënkupton se nuk besoni sa duhet të vetvete. Mundohuni të vlerësoni komplimentet që ju bëjnë. Për më tepër, një studim i ri ka treguar se krenaria ka një kuptim evolucionar dhe paraardhësit tanë kishin nevojë për anëtarët e tjerë të grupit për t’i vlerësuar sa duhet gjatë kohërave të këqija.
2. Ju e konsideroni veten një person të zakonshëm
Sjellja tipike e një personi që nuk vlerëson veten sa duhet, nuk është të besosh se vlen më shumë. Një person i tillë mendon se nuk është i aftë për shumë gjëra, është i bindur se gjithkush mund ta bëjë një punë siç e ka bërë ai, informon abcnews.al.
3. Ju mendoni se të tjerët vërejnë të metat tuaja dhe ju gjykojnë
Një person me vetëvlerësim të ulët e trajton veten me kritika të mëdha dhe shpesh projekton këtë kritik të brendshme, si një të vërtetë nga të tjerët. Ata priren të mendojnë se të tjerët vetëm shohin anën e tyre të keqe dhe qeshin me ta, edhe pse kjo mund të mos ketë absolutisht asnjë lidhje me realitetin.
4. Gjithmonë u referoheni mendimeve të të tjerëve
Një shenjë e sigurt që nuk besoni në vete, është frika për të shprehur mendimin. Është më e lehtë t’i referohesh mendimeve të të tjerëve që, sipas mendimit tënd, janë njerëz më autoritativë, sepse i konsideron më të denjë se ti, informon abcnews.al.
5. Nuk bëni gjëra për kënaqësinë tuaj
Njerëzit që nuk e vlerësojnë veten mjaftueshëm, rrallë bëjnë diçka që u sjell kënaqësi. Ata preferojnë të mendojnë për një milion arsye pse nuk duhet ta bëjnë një gjë, edhe nëse do të ndiheshin më të lumtur po ta bënin. Sidoqoftë, një mënyrë e shkëlqyer për të rritur vetëvlerësimin është të bëni gjëra që vërtet ju pëlqejnë.
6. E krahasoni veten me të tjerët, duke menduar se ata janë më të mirë
Nëse nuk kalon asnjë minutë duke menduar se dikush tjetër mund të bëjë diçka më mirë sesa ju, patjetër që duhet të punoni me vetëvlerësimin. Psikologët sugjerojnë të ndaloni së krahasuari veten me të tjerët. Krahasimet janë jo vetëm shkatërruese, por gjithashtu bazohen së supozime të rreme.
7. Kurrë nuk provoni gjëra të reja sepse keni frikë se do të dështoni
Një person me vetëvlerësim të ulët ka shumë frikë nga dështimi, prandaj nuk preferojnë të provojnë diçka të re. Njerëzit e tillë janë shumë të ndjeshëm dhe dështimi mund t’ju ulë edhe më shumë vetëbesimin./e.b-abcnews.al