7 nxënës të infektuar me Covid në një gjimnaz në Këlcyrë, mbyllet klasa

schedule11:56 - 5 Nëntor, 2021

schedule 11:56 - 5 Nëntor, 2021

Përhapja e Covid në vendin tonë duket se ka filluar që të bëhet problem në shkolla. Në një gjimnaz në Këlcyrë janë konfirmuar pozitiv me Covid 7 nxënës të vitit të dytë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ato ishin pjesë e një klase në gjimnazin “Sejfulla Malëshova”.  Pas konfirmimit të infektimit të tyre është mbyllur klasa dhe të gjithë nxënësit janë të karantinuar.

Ata do të kthen në shkollë pas 14 ditësh, ndërkohë deri më tani nuk raportohet për  mësues të prekur nga Covid.

Një ditë më parë në vendin tonë janë konfirmuar të infektuar me Covid 549 raste të reja duke e çuar në 7 780 numrin e përgjithshëm të rasteve aktive në vendin tonë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!