FOTO/ Digjet jahti i këngëtarit të njohur, me vlerë 7 milionë USD

schedule21:24 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 21:24 - 19 Dhjetor, 2019

Jahti i këngëtarit të famshëm botëror, Marc Anthony është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së mërkurën në Majemi të Floridës. Fatmirësisht askush nga ekuipazhi nuk është lënduar, ndërsa dëmi financiar sigurisht është i madh, pasi ky jaht kushtonte 7 milionë USD.

Flakët ka qenë tejet të fuqishme, siç e përshkruajnë mediat amerikane, dhe zjarrfikëseve u është dashur plot dy orë për ti shuar ato.  Në fakt edhe pse zjarrfikëset ndërhynë në kohë, jahti u dogj thuajse plotësisht dhe u përmbys në det, por ata arritën ta lokalizojnë duke mos lejuar që të digjen mjete të tjera lundruese që ndodheshin në port.

“Zjarret në anije janë të pandalshëm për shkak të materialeve që ndodhen në bordin e tyre”, tha shefi i zjarrfikëseve.

Zjarrfikësit përdorën një mjet thithës për të larguar me shpejtësi naftën dhe vajin që kishte rënë në det, duke shmangur kështu edhe katastrofën mjedisore. Po kështu shefi i zjarrikësve tha se “nuk pati lëndime në njerëz edhe pse dy anëtarë të ekuipazhit ishin në jaht, por ata arritën të evakuohen që në sekondat e para”. Sa i përket shkaqeve të zjarrit, ato ende nuk janë përcaktuar, ndërsa kanë nisur hetimet nga autoritetet në Florida. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!