Kërkesat e policisë për rihetimin e 21 Janarit, predha në trupin e Aleks Nikës të dërgohet jashtë vendit

schedule13:43 - 21 Janar, 2021

schedule 13:43 - 21 Janar, 2021

ABC zbardh kërkesat e policisë për rihetimin e vrasjes së katër protestuesve më 21 Janar të vitit 2011. Specifikisht policia kërkon riinspektim të predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës, nëse ka laboratorë për ekzaminime kriminalistike ne vendet e BE- se dhe jashtë saj që janë në gjendje ta ekzaminojnë atë.

Në kërkesat e uniformave blu kërkohet riinspektimi hetimor për caktimin e drejtimit të qitjes për vrasjen Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës, dhe plagosjen e  Fatos Mahmatajt, Sokrat Godes, Erald Bisha, Artes Dybelit, lia Qeskos dhe llia Papas.

Kërkohet gjithashtu marrja në pyetje efektivëve të Gardës dhe personave pjesëmarrës në tubim, të afërm të viktimave dhe personave dëshmitarë që kanë qenë pranë tyre në momentin e ngjarjes.

Një tjetër kërkesë ka të bëjë me rikëqyrjen e e pamjeve filmike duke u fokusuar konkretisht në vrasjen Ziver Veizit, Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës.

7 kërkesat

1. Të bëhet rieksperimenti hetimor për caktimin e drejtimit të qitjes për vrasjen e shtetasve Aleks Nika dhe Hekuran Deda si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmataj Sokrat Gode, Erald Bisha, Artes Dybeli, lia Qesko dhe llia Papa.

2 Të bëhet riekspertimi i predhës së gjetur dhe sekuestruar në trupin e viktimës Aleks Nika, kjo duke i kërkuar Institutit të Policisë Shkencore nëse skena dhe teknika kriminalistike ekzaminuese ka përparuar

3. Të bëhet ripyetja e personave që kanë dijeni kryesisht ish efektiv dhe efektiv të Gardës me sherbim në datë 21.01.2011.

4. Ripyetja e personave pjesmarrës në tubim, të afërm të viktimave dhe persona dëshmitar që kanë qenë pranë viktimave nëse kanë mësuar ndodnjë të dhënë me interes për hetimin.

5. Të bëhet rikqyrja e pamjeve filmike të tubimit të datës 21.01.2011 duke u fokusuar konkretisht ne vrasjen e shtetave Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Hekuran Deda si dhe plagosjen e  shtetasve Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Herald Bisha, Ates Dybeli, lia Qeko dhe llia Papa.

6 Të kërkohet me anë të shkresës zyrtare IPSH Tirane nëse ka laborator për ekzaminime kriminalistike ne vendet e BE- se dhe jashtë saj në gjendje të ekzaminoje predhen e nxjerrë nga trupi i Aleks Nikës

7. Si dhe veprime te tjera që mund të dalin nga kryerja e detyrave të mësipërme./mv.abcnews.al