Linjat e imëta, rrudhat e para, njollat, lëkura jonë kur lëmë moshën 30-vjeçare diçka pas nesh fillon t’i ketë të gjitha. Natyrisht, këto nuk janë arsye për të stresuar, por nëse mund të vonojmë ose zvogëlojmë pamjen e tyre pse jo?
Sipas dermatologëve, lëkura pas të 40-ave ndryshon dhe ka nevoja të ndryshme nga sa kishte më parë. Produktet që keni përdorur disa vite më parë mund të mos jenë më aq efektive në lëkurën tuaj dhe nuk është faji i tyre. Thjesht duhet të ndryshoni rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës, si dhe produktet që përdorni.
Cilat janë hapat për t’ju dhënë një lëkurë me shkëlqim në moshën 40 vjeçare?
- Lëkura pas të 40-ave ruan më pak lagështi, prandaj sigurohuni që gjithmonë të filloni rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën me një tonik hidratues.
- Eksfolioni dy herë në javë. Deri në 30 ka të bëjë më shumë me pastrimin e thellë, por pas të 40-ave ndihmon gjithashtu në rinovimin e qelizave dhe kjo është diçka që ju nevojitet.
- Përdorni produkte me vitaminë C, pasi lëkura është më e prirur ndaj njollave, të cilat do të reduktohen dukshëm në këtë mënyrë.
- Rritni prodhimin e kolagjenit duke përdorur serume dhe kremra me retinol ose retinoid.
- Mos harroni kremin e syve në mëngjes dhe në mbrëmje, pasi kjo është zona ku shfaqen më lehtë rrudhat dhe vijat e imta.
- Mos dilni në diell pa krem kundër diellit. Dielli shkakton plakje, duke e bërë lëkurën tuaj të duket shumë më e vjetër se sa është në të vërtetë.
- Bëni maska hidratuese një ose dy herë në javë./abcnews.al