Leeds United u rikthye pas shumë viteve në Premier League dhe e ka nisur zjarr sezonin e ri në elitë. Djemtë e Marcalo Bielsës humbën 4-3 në sfidën e parë në fushën e Liverpool, teksa të njëjtin rezultat regjistruan ditën e djeshme.
Kësaj radhe fituan ndaj Fulham, duke dhuruar një tjetër performancë fantastike, sidomos në sulm. Gjithsesi, trajneri Bielsa, në një prononcim për TNT Sports, i befason të gjithë me deklaratën e tij në lidhje me repartin ofensiv të Leeds.
“Sigurisht që për momentin po tregohemi më efikas përpara portës kundërshtare, por jemi mësuar të krijojmë më shumë aksione dhe raste të rrezikshme. Kemi krijuar më shumë raste për gol në të kaluarën.
Gjithsesi, fituam ndaj Fulham, një kundërshtar shumë i fortë që nuk na lejoi të krijonim aq sa dëshironim. U treguan të aftë duke mos u dorëzuar. E çuan rezultatin nga 4-1 në 4-3. Ishte merita e tyre, nuk ishin gabimet tona“, deklaron Bielsa. /abcnews.al