Të jesh prind është një përgjegjësi i madhe kur bëhet fjalë për zgjedhjen e fjalëve të duhura. Frazat e thëna pa dashje mund të ndryshojnë botëkuptimin e një fëmije ose t’i bëjë ata të zhvillojnë moral të dobët. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë 7 fjali që nuk duhet t’ia thoni kurrë fëmijës tuaj.
1. Duhet të dëgjosh të rriturit
Duke i thënë këtë fëmija juaj do të mendojë se të gjithë të rriturit janë të zgjuar dhe të mirë. Kjo frazë mund të jetë e rrezikshme sepse fëmija fillon t’ju besojë të rriturve, përfshirë të huajt. Më e saktë do të ishte t’u thoni dëgjo prindërit.
2. Ndaloni së qari!
Duke dëgjuar këtë, fëmija do të mendojë se është gabim të tregosh emocionet. Kjo do ta bëjë atë më të heshtur dhe të tërhequr. Më e saktë do të ishte të pyesësh fëmijën se çfarë e shqetëson, sugjeron abcnews.al.
3. Mos u bëj kurnac!
Duke dëgjuar këtë fjalë, fëmija mendon se duhet të ndaj gjithçka ka pasi asgjë nuk është e tij. Me kalimin e kohës, këto mendime do të zhvillojnë te fëmija sjellje sakrifikuese. Ai do të mendojë për të tjerët më shumë sesa për veten.
4. Kush jua mësoi këtë (për ndonjë gjë të pahijshme)
Duke dëgjuar këtë frazë fëmija priret të hedhë fajin mbi të tjerët, por kur e pyesni “Pse e bëre” këtë gjë, do t’ju ndihmojë të zbuloni nëse fëmija e bëri atë vetë ose ia mësoi dikush tjetër. Jepini atij mundësinë për të shpjeguar veprimet e tij, sugjeron abcnews.al.
5. Sa bukuroshe qenka kjo vajza!
Duke dëgjuar këtë, fëmija do të mendojë se vetë është i shëmtuar. Krahasimi me të tjerët ndikon negativisht në vetëvlerësimin e fëmijës, duke e bërë atë të mendojë se nuk do të arrij asgjë. Mos harroni të vini në dukje aftësitë e fëmijës tuaj dhe tregoni se keni besim te ai.
6. Do flasim kur të shkojmë në shtëpi
Duke dëgjuar këtë fjalë, fëmija mendon se prindërit mund ta lëndojnë, se nuk e duan dhe do të mos dojë të shkojë në shtëpi. Shtëpia bëhet një vend ku fëmija do të vuajë dënimin, për këtë arsye duhet të sqaroheni në moment për atë që nuk shkon.
7. Je shumë i vogël për të menduar këtë gjë
Duke dëgjuar këtë, fëmija do të ketë një dëshirë të madhe për ta mësuar të vërtetën. Nëse ju nuk i jepni një përgjigje, do të shkojnë në burime të tjera, më pak kompetente, për të marrë informacionin. Prandaj është e rëndësishme t’i jepni përgjigje, në të kundërt do të humbasë dhe besim që ka te ju./e.b-abcnews.al