7 brazilianë te Turbina, zbarkojnë në Rinas të përzgjedhurit

schedule20:15 - 26 Tetor, 2020

schedule 20:15 - 26 Tetor, 2020

Turbina ka zbarkuar në Brazil, ku ka gjetur disa elementë të rinj dhe shpresohet që përmes tyre cërrikasit të rriten sportivisht dhe më pas pse jo edhe t’i shesin këta futbollistë.

Marcelo Boldrin, i emëruar drejtor akademie te klubi i Kategorisë së Parë, ka vëzhguar nga afër disa lojtarë brazilianë në Rio De Janiero dhe Sao Jose dhe në përfundim të seleksionimit ka përzgjedhur shtatë futbollistë.

Klubi cërrikas ka njoftuar se ata tashmë kanë mbërritur në Shqipëri dhe bëhet fjalë për elementë nga 17 deri në 19 vjeç. Ata pritet të pajisen me leje qëndrimi dhe më pas të përfshihen në ekipin e parë apo te moshat e Turbinës. /abcnews.al