Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit online për masat e reja në kuadër të koronavirusit, theksoi se bizneset vazhdojnë të ketë shqetësime për pagat.
Kryeministri tha se problemet janë për shkak të gabimeve teknike dhe se procesi i korrigjimeve kërkon kohën e vet. Gjithashtu Rama bëri me dije se 7.5 miliard lekë të reja, të paguara, kanë shkuar në arkën e familjeve, ndërsa shtoi se transporti publik në zonat jeshile mbetet ende problem.
Lexo edhe: Rama: Nga e hëna gjithçka e hapur përveç këtyre aktiviteteve
“Do të vazhdojmë të paguajmë “pagën e luftës” për të gjithë ata që janë në punë. Baret, restorante, që janë biznes i vogël do të hapen ditën e hënë dhe do të vazhdojnë të marrin pagën e dytë dhe të tretë pavarësisht se janë të hapura. Të gjithë do të marrin atë që i takon. Janë 7.5 miliard lekë të reja të paguara, që kanë shkuar në arkën e familjeve.
Transporti publik me autobusë në zonat jeshile, mbetet problem pasi e dimë shumë mirë sesi janë kushtet në autobusë apo fugonë. Ne po punojmë më një grup ndërinstitucional. Durim lidhur me transportin publik sepse ende nuk jemi gati , është problem i madh në këto kushte që jemi”, tha Rama.