69% e punonjësve shqiptarë të pakënaqur, ekspertët zbulojnë arsyet në “ABC Live”

schedule14:28 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 14:28 - 8 Dhjetor, 2022

Në një raport të fundit të Komisionit Europian 69 % e punonjësve shqiptarë janë të pakënaqur në ambientet e tyre të punësimit.

Në një lidhje direkte më studion e ABC Live, eksperti i punësimit Erion Muça shpjegoi për gazetaren Sibora Bitri, që arsyet janë të njëjta me ato të largimit jashtë dhe që kanë të bëjnë kryesisht me pagën e ulët dhe mungesën e zhvillimit profesional.

Sipas tij, ka dhe arsye të tjera, por dy arsyet e para janë dhe arsyet që të rinjtë të largohen jashtë.

Ndërkohë që kreu i shoqatës së eksportuesve shqiptarë Alban Zusi theksoi që është koha që sipërmarrësit shqiptarë të ndryshojnë sjelljen e tyre ndaj punonjësve, në të gjitha nivelet, që nga më të ulëtat, deri te ato më të larta.

Për ekspertin e punësimit Erion Muça ‘vizioni dhe mentaliteti i një pjese të sipërmarrësve nuk e shohin investimin te punonjësit si një formë që do të maksimizojë fitimin dhe të ardhurat e tyre sepse një pjesë e tyre kanë arritur që ta kenë dhe ta formojnë biznesin me forcat e tyre’.

Nga ana tjetër, sipas tij as konsumatorët nuk kanë qenë agresivë ndaj sipërmarrësve, duke bërë zgjedhje të tjera, nëse nuk marrin shërbimin e duhur nga punonjësit.

Kreu i eksportuesve shqiptarë Alban Zusi tregoi eksperiencën e tij personale në sipërmarrjen e tij private.

‘Prej dy vitesh ne kemi shtuar funksionin e menaxherit të burimeve njerëzore, doli në mënyrë sporadike, impakti ka qenë i shkëlqyer. Jemi përfshirë në disa iniciativa globale, dhe javën tjetër me një sociolog, filozof, një proces që do të kenë një pyetësor psikologjik social, cilat janë pritshmëritë e punonjësve’.

Edhe kreu i eksportuesve shqiptarë Alban Zusi përmendi faktin që një nga problemet është largimi i punonjësve.

‘Një nga problemet që kemi sot, është largimi, e them që e kemi rritur me 10% stafin në këto kohë. Njerëzit na e kanë ndryshuar qasjen, ndërmarrja nuk është vetëm një entitet prodhues, por është një familje e madhe, ku njerëzit duhet të ndihen të respektuar, kemi njerëz më paga shumë të larta, që nuk kanë pasur respekt’./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!