Dinastia “Maldini” te Milani vazhdon. Para pak çastesh Pioli ka zbuluar formacionet zyrtare ndaj Spezias dhe lajmi është se 19-vjeçari Daniel Maldini është titullar.
I riu është zgjedhur nga Pioli në mesfushë dhe me zbritjen e tij në fushë ai dëshmon plot 67 vite vazhdimësi e dashuri të familjes Maldini me Milanin.
#SpeziaMilan: our starting XI ?
Maldini makes his full Serie A debut ?#SempreMilan@EASPORTSFIFA pic.twitter.com/o0ld6gLvAm— AC Milan (@acmilan) September 25, 2021
Pas Cesare (gjyshi i tij), që debutoi në vitin 1954, Paolos (babai, aktualisht drejtor i klubit), legjenda vazhdon tashmë me Daniel, që nis sot për herë të parë një ndeshje të Serie A. /abcnews.al