66 vota që LSI të marrë mandatin në Berat, Braho: Në një kuti gjetëm 90 vota të interpretuara gabim

schedule13:41 - 21 Maj, 2021

schedule 13:41 - 21 Maj, 2021

Në KAS vijon rinumërimi i 114 kutive nga qarku i Beratit pas anikimimit të bërë nga LSI.

Siç raportoi gazetarja Esiona Konomi, kanë mbetur edhe 29 kuti për t’u numëruar ndërsa diferenca që LSI të marrë një mandat në këtë qark është 66 vota.

Nga numrat e deritanishëm gjasat që rezultati të ndryshojë janë të vogla. Megjithatë, Ledio Braho tha se nuk mund të flitet deri në rinumërimin e votës së fundit. Sipas tij, në një kuti dolën 90 vota të vlefshme që ishin cilësuar në fakt si të pavlefshme.

“Interesi jonë ka të bëjë me respektimin e vullnetit të sovranit, të reflektohet vota e votuesve.Do të ketë një tabelë të re, nëse kjo do të prodhojë mandat, apo jo, kjo për ne nuk ka rëndësi, për partitë po. Në një kuti gjetëm 90 vota të pavlefshme kur 95 për qind të tyre ishin të vlefshme.”

Për Brahon, kemi të bëjmë më shumë me mënyra të ndryshme interpretimi ose gabime njerëzore, sesa veprime të bëra me qëllime të caktuara. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!