66 artistë në garë për çmimet Kult

schedule18:42 - 19 Nëntor, 2018

schedule 18:42 - 19 Nëntor, 2018

Mbrëmjen e 21 Nëntorit mbahet edicioni i 14-të i çmimeve Kult. Mbrëmja gala do të jetë live në Tv Klan Plus. Organizatori i eventit më të rëndësishëm, të vetmet çmime kombëtare vjetore për fushat më përfaqësuese të artit dhe kulturës shqiptare, Ylli Sula, thotë se juritë kanë përzgjedhur 66 artistë për 11 kategori.

Prej 14 vitesh Akademia Kult sjell mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve Kult, të vetmet çmime kombëtare vjetore për fushat me përfaqësues të artit dhe kulturës shqiptare. Organizatori i këtij eventi, Ylli Sula thotë se juria ka nominuar 66 artistë për 11 çmime nga fusha të ndryshme.

Ylli Sula, organizator i çmimeve Kult: “Ka disa sektorë që sipas viteve janë më aktive se të tjerët dhe aty ku ka prurje të rëndësishme aty edhe zgjedhja bëhet pak më e vështirë, por them që gjithësesi me përmasat që ka marrë sistemi i vlerësimit që ne kemi ngritur sepse bëhet fjalë për 4 juri të fusahve kryesore që është: e librit, e muzikës, artit pamor, teatrit dhe filmit. Numri i jurisë së madhe të Kultit, sot që flasim ka kaluar 130 vetat. Janë të gjithë artistë, profesionistë të fushës, kritikë, studiues që jo vetëm se i njohin këto aktivitete, por janë në gjendje të bëjnë edhe vlerësime të nivelit profesional.”

Risi e këtij viti është se rikthehet kategoria e Filmit me 6 të nominuar.

“Këtë vit qëlloi që nga viti 2014 janë filma të prodhuar deri më 2017-n dhe në këtë listë që prodhoheshin mbi 20 filma, janë përzgjedhur 6 të nominuar dhe do të dalë një fitues. Disa fusha që nuk kanë prodhimtari të madhe, për të mos i lënë jashtë vëmëndjes, në momente të caktuara bëjmë edhe grumbullimin e 2 viteve bashkë. I tillë është edhe në këtë rast edhe çmimi për librin studimor të vitit.”

Emrat më të spikatur dhe më elitarë, krijues dhe interpretues, shkrimtarë dhe përkthyes, regjisorë dhe aktorë, këngëtarë dhe muzikantë, balerinë dhe instrumentistë, artistë pamorë, gazetarë dhe figura të ekranit do të përshkojnë tapetin e kuq të çmimeve Kult mbrëmjen e së mërkurës. Mbrëmja gala do të mbahet në sallën e eventeve pranë Katedrales Ortodokse që fillon në orën 20:00 dhe transmetohet live në Televizionin Kombëtar Klan Plus.

Dhe 66 të nominuarit për 11 çmimet e mëdha janë si më poshtë:

Aktori i vitit:
Gazmend Gjoka me Humaxhuni tek “Rojat e Taxhit”
Igli Zarka me Alan Strang tek “Equus”
Lulzim Zeqja me Baburi tek“Rojat e Taxhit”
Reshat Arbana me Babai tek “Babai”
Robert Ndrenika me Profesor Toti tek “Mendohu Xhakomino”
Timo Flloko me Psikiatri Martin Dysart tek “Equus”

Aktorja e vitit:
Ema Andrea me Znj. Strang tek “Equus”
Erjona Kakeli me Infermierja tek “Equus”
Ina Gjonçi me Blanche DuBois tek “Tramvaji dëshirë”
Luiza Xhuvani me Lukrecia Borxhia tek “Lukrecia Borxhia”
Olta Daku me Shirli Valentina tek “Shirli Valentina”
Yllka Mujo me Gabi tek “8 Femrat”

Filmi Kult:
Blerta Zeqiri me “Martesa”
Bujar Alimani me “Krom”
Edmond Topi me “Yjet e së ardhmes”
Gentian Koçi me “Dita zë fill”
Gjergj Xhuvani me “Engjëjt janë larg”
Namik Ajazi me “Amaneti”

Regjia e teatrit:
Altin Basha me “Rojat e Taxhit”
Artan Imami me “Mashtrimi”
Driada Dervishi me “Shirli Valentina”
Helidon Fino me “5 Djelmoshat”
Jonida Beqo me “Euridita”
Spiro Duni me “Babai”

Instrumentisti i vitit:
Aristidh Prosi në Violinçel nga “Camille Saint – Saëns – Koncert No.1 në la minor për violinçel dhe orkestër”
Florian Vlashi në Violinë nga“Bach, Johann Sebastian Koncert për 2 violina Re minor”
Jonela Golemi në Flaut nga “Saint Saëns – Rondo Capriccioso për flaut dhe orkestër”
Jonian Kadesha në Violinë nga “Ludëig Vag Beethoven – Koncert për violinë dhe orkestër në Re maxhor, Op.61”
Klajdi Sahatçi në Violinë nga “Aleksandër Peçi – Rapsodia Koncertante për Violinë, Piano dhe orkestër”
Merita Rexha Tërshana në Piano nga “Aleksandër Peçi – Rapsodia Koncertante për Violinë, Piano dhe orkestër”

Balerini i vitit:
Adela Muçollari me Odette & Odille tek “Liqeni i mjellmave”
Anxhelo Muçollari me Fëmija tek “Exil- Déjà vu”
Elton Merja me Babai tek “Exil- Déjà vu”
Ervis Nallbani me Siegfried tek “Liqeni i mjellmave”
Ledia Sulaj me Odette & Odille tek “Liqeni i mjellmave”
Rovena Shqevi me Nëna tek “Exil- Déjà vu”

Kënga e vitit:
Anxhela Peristeri me “E çmendur”
Aurela Gaçe me “S’mundem”
Elhaida Dani me “E ngrirë”
Elton Deda me “Fjalët”
Eugent Bushpepa me “Mall”
Miriam Cami & Alban Skënderaj me “Dhurata”

Libri artistik i vitit:
Ardian Christian Kyçyku me “Ati”
Besnik Mustafaj me “Biri i Adamit”
Flutura açka me “Të ftuar në rrethin e dhjetë”
Mira Meksi me “Flutura mes gjinjve”
Sadik Bejko me “Këngë të Solomonit”
Zija Çela me “Ora e Zooparkut”

Libri studimor i vitit:
Anila Omari me “Leksiku i Veprës së Pjetër Bogdanit”
Bardhyl Demiraj me “Areali kulturor i Veriut në shek. XVI-XIX”
Evalda Paci me “Studime mbi tekstet e vjetra shqipe”
Laura Smaqi me “Kaleidoskop”
Marenglen Verli me “101 profile biografike nga Kosova për Kosovën”
Shaban Sinani me “Hieronymi në botën arbëreshe”

Përkthimi i vitit:
Abedin Preza me “Orlandi i çmendun” nga Ludovico Ariosto
Aida Baro me “Armëpushimi” nga Primo Levi
Bashkim Shehu me “Gjenerali në labirintin e tij” nga Gabriel Garcia Marquez
Brikena Çabej me “Anna, soror…” nga Marguerite Yourcenarl
Edmond Tupja me “Sharlota” nga David Foenkinos
Mimoza Hysa me “Rastet” nga Eugenio Montale

Arti pamor i vitit:
Arben Bajo me “Exhibition nr:9”
Ardian Isufi me “Pushteti i luleve”
Gazmend Leka me “Taso”
Jorgji Gjikopulli me “Atje… ku kam qenë, atje…ku dua të jem”
Sadik Spahija me “Vox-Machina”
Zef Shoshi me “Vepra 1956-2014”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!