Mjeshtri i Cirkut Kombëtar, Agron Muho është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar momentin kur u bë pjesë e cirkut.
Ai tregoi për emisionin “Pas Mesnate” se që në moshën 5-vjeçare u spikat nga fëmijët e tjerë për elasticitetin që kishte.
“Zanafilla ime për të hyrë në cirk ka nisur në moshë shumë të vogël, por kishte një gjë që në atë kohë arti i cirkut ishte shumë i bukur dhe nga lagja ime kishin hyrë shumë persona që ushtroheshin, te cirku amator i Ismail Rekës. Ai ka qene profesori im i parë.
Unë që në moshë të vogël, 5 vjeç kisha të dhëna dhe dallohesha nga fëmijët e tjerë, dalloja nga ata të lagjes. Që në atë moshë dhe mbrapa unë kam qene anëtar i cirkut”, u shpreh Muho.
Më tej, ai zbuloi dhe profilet e shuara në cirk:
“Me largimin e çadrës, kuptohet që ikën profilet e ajërit, ikën kafshët, tani kemi vetëm një qen dhe ai nuk ka kushtet. Kemi profilin e prestigjatorit që ka nevojë të ngrihet akoma më shumë”./abcnews.al