Canelo Alvarez mbrojti titullin kampion bote në peshën super të mesme, pas 12 raundesh, kundër Gennady Golovkin.
Trilogjia pritej me interes të madh, pasi Golovkin kërkonte hakmarrje për humbjen në duelin e dytë, kur sfida e parë kishte përfunduar barazim.
Ky duel u ka sjellë edhe të ardhura të rëndësishme dy boksierëve. Sigurisht pjesën më të madhe e ka marrë Alvarez.
40 milionë dollarë ka përfituar boksieri meksikan si fitues i këtij dueli, ndërsa Golovkin mori 25 milionë dollarë. /abcnews.al