Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

63 të infektuar me Salmonelë, thellohet kriza me “Kinder Surprise” në Europë

schedule10:42 - 5 Prill, 2022

schedule 10:42 - 5 Prill, 2022

Të paktën 63 persona rezultojnë të jenë infektuar me bakterin e rrezikshëm të Salmonelës për shkak të konsumit të çokollatave Kinder Surprise në Europë. “Reuters” raporton se shumica e të infektuarve janë nën moshën 5 vjeç, për shkak se këto çokollata konsumohen kryesisht nga fëmijët, ndërsa ka edhe të tjerë më të rritur.

Lexo edhe: “Kinder Surprise” me salomonelë, AKU reagon për ABC

Skandali ka shpërthyer vetëm pak javë para pashkëve, ku kompania “Ferrero” u detyrua që të tërhiqte nga tregu miliona produkte që kanë datën e skadencës nga 11 korriku deri në 7 tetor 2022 pas konstatimit se ishin infektuar me Salmonelë.

Lexo edhe: “Kinder Suprise” tërheq miliona çokollata nga tregu, përmbajnë bakterin e rrezikshëm

Pjesa më e madhe e produkteve janë tërhequr nga Britania e Madhe ku autoritetet shëndetësore vendase kanë kërkuar nga konsumatorët që të mos i hanë produkte të tilla sepse mund të shkaktojnë probleme shëndetësore serioze.



Vetë kompania reagoi dy ditë më parë duke theksuar se po i tërhiqte produktet nga tregu pasi i frikësohej faktit se mund të ishin infektuar me bakterin e rrezikshëm. Kjo ndodhi pasi një mori rastesh dolën në pah në Europë dhe Britaninë e Madhe ku shumica fëmijë, pacientët mësynë spitalet për të kërkuar ndihmë.

Ata kishin simptoma si diarre, marrje mendësh, këputje, dhimbje koke dhe temperaturë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!