Elbasani shënon rritje të të infektuarve me koronavirus.
Dy raste të reja me Covid-19, janë konfirmuar sot në këtë qytet.
Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se rastet e reja janë zbuluar pas testimit të bërë në persona që kanë qenë të dyshuar.
Mësohet se të infektuar kanë rezultuar një burrë 62 vjecar, sëbashku me bashkëshorten 60 vjeçe.
Dyshohet se çifti është infektuar si pasojë e kontakteve me të infektuar të tjerë në restorantin “Covid” pranë gjykatës.
Ata janë banorë të lagjes “5 maji” të qytetit.
Siç shihet në videon e siguruar nga ABC News pas konfirmimit të dy rasteve të reja, është bërë edhe dezinfektimi i banesës dhe lagjes ku çifti jetonte.
Gazetari Aldo Kozarja raporton për ABC News se 62 vjeçari është shofer i një fasonerie në qytetin e Elbasanit.
Mbetet për tu verifikuar nëse ka qenë në punë për të transportuar punonjësit këto ditë, duke qenë se fasoneritë kanë qenë aktive.
Pak momente më parë burime zyrtare kanë thënë se bashkëpunimi i bashkëshortit, dhe gruas së tij, me autoritetet shëndetësore, nuk ka qenë i mirë, dhe nuk kanë njoftuar se me kë kanë patur kontakte.
Lagja “5 maji” në Elbasan vazhdon të jetë një vatër aktive infeksioni që vazhdon të prodhojë raste të reja me covid-19.
Ndërkohë numri i të prekurve deri tani në Elbasan shkon në 18 persona./abcnews.al

