608 persona aktivë me COVID-19, zonat më problematike dhe bizneset që rrezikohen

schedule10:42 - 17 Qershor, 2020

schedule 10:42 - 17 Qershor, 2020

Në përditësimin e sotëm të situatës së COVID-19 në Shqipëri mjekja Rovena Daja bëri me dije se në vendin tonë janë aktualisht 608 persona aktivë me koronavirus, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Daja i bën thirrje qytetarëve të tregohen vigjilent dhe të respektojnë masat. Më tej ajo theksoi: “Shtimi i rasteve pozitive në aktivitete biznesi, institucione publike dhe private, ndërmarrje me shumë punëtorë mund të shoqërohet me rritje të shtrimeve në spitale dhe të atyre që kanë nevojë për terapi intensive”.

Lexo edhe: Ulet numri i të infektuarve nga Covid-19 në vend, sa raste u konfirmuan në 24 orët e fundit

Sakaq mjekja shtoi: E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, duke ruajtur higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara.

Lexo edhe: E FUNDIT/ Humb jetën nga koronavirusi 82-vjeçarja nga Tirana

Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur dhe mos i harroni kur dilni nga shtëpia. Vendosini ato kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh./abcnews.al