Detaje të reja për arrestimin e 4 pronarëve të agjencisë së udhëtimit. Burimet bëjnë të ditur se janë mbi 500 persona që janë kaluar në Gjermani. Katër biznesmenët u vunë në pranga ditën e sotme pasi merrnin para për të dërguar udhëtarë drejt vendeve të BE, duke iu shmangur rregullave anti-Covid.
Ergys Vejseli, Gentiana Konini, Klotida Çela dhe Petrit Cara, të katërt banues në Tiranë akuzohet se kanë falsifikuar jo vetëm përgjigjet e testit për Covid, por edhe kontratat e punësimit.
Fillimisht ata i kalonin këta klientët e tyre nga Shqipëria me autobusë për në Hungari dhe më pas në Gjermani. Hetimi për ta ka nisur prej një muaji ndërsa veprimtarinë dyshohet se e kanë filluar që nga muaji shtator.
Pak ditë më parë në Gjermani është kapur edhe një furgon me shqiptarë që ishin çuar nga këto agjenci. Katër pronarët merrnin nga 600 euro për person, duke shmangur detyrimet tatimore.
Ata akuzohen për mashtrim, falsifikim dokumentesh, fshehje të të ardhurave dhe mospagim taksash e tatimesh. s.b/abcnews.al/