60-vjeçari me Covid në Librazhd preu damarët: Mjekohej në shtëpi bashkë me gruan dhe motrën

schedule14:35 - 26 Mars, 2021

schedule 14:35 - 26 Mars, 2021

Një 60-vjeçar në fshatin Polis Qendër në Librazhd i ka dhënë fund jetës duke prerë damarët. Mësohet se Xhevahir Shkurti ishte i infektuar me koronavirus bashkë me bashkëshorten dhe motrën e tij.

Te tre ata mjekoheshin për Covid-19 nga shtëpia. Motra e Shkurtit jetonte në Vlorë, por pasi u infektua mbeti e bllokuar në Polis. 60-vjeçari dyshohet se kishte probleme me depresionin ndërsa trupi i tij i pajetë është dërguar në Elbasan për ekspertizë.

Siç raporton gazetari Agim Blloshmi, burri u gjet pa shenja jete përpara banesës së tij, në një banjo të jashtme. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!