Timo Werner do të transferohet te Chelsea dhe Bild raportoi një ditë më parë se klubi londinez do të paguajë klauzolën, 60 milion euro. Sulmuesi gjerman pritet të zyrtarizohet pjesë e londinezëve dhe kontrata e tij do të jetë 5-vjeçare, me një pagë që kap shifrën e 10 milion eurove.

RB Leipzig sigurisht që do ta zëvendësojë sulmuesin kryesor dhe tashmë e ka piketuar atë. Milot Rashica është lojtari i përzgjedhur. Edhe më parë futbollisti dardan u përfol si blerje e klubit gjerman, që pritet të kalojë në arkat e Werder Bremen shumën e 20 milion eurove.
Werder Bremen's Milot Rashica is expected to replace Werner at RB Leipzig
— Dean Jones (@DeanJonesSoccer) June 4, 2020
Tashmë zërat për kalimin e Rashicës te RB Leipzig rikthehen dhe gazetari Dean Jones shkruan se është pikërisht futbollisti shqiptar ai që do të zëvendësojë gjermanin Werner. Lojtari i Kosovës ka spikatur edhe këtë sezon në Bundesliga, duke shënuar 7 gola e asistuar pesë herë. /abcnews.al



