60% e të prekurve me HIV-AIDS e zbulojnë rastësisht, nga analizat për dhurimin e gjakut

schedule15:27 - 16 Nëntor, 2021

schedule 15:27 - 16 Nëntor, 2021

Nga Ema Shazivari

Rreth 100 persona diagnostikohen çdo vit në vendin tonë me HIV AIDS, por këto shifra nuk janë reale pasi nuk kryhen testime vullnetare.

Specialistja e ISHP Marjeta Dervishi thotë për ABC se 60% e rasteve zbulohen rastësisht, nga analizat për dhurimin e gjakut.  Problematike është diagnostikimi shumë vonë i kësaj sëmundje.

Kjo sëmundje është më e përhapur tek grupmosha 35-45 vjeç.

Mjekja bën apel veçanërisht tek gratë shtatzënë për të kryer testin.

Përdoruesit e drogës, homoseksualët, dhe prostitutat janë kategoria me riskun më të lartë për tu infektuar. Mjekët këshillojnë që ata të testohen të paktën 2 herë në vit./abcnews.al