60 ditë luftë, DASH beson në fitoren e Ukrainës: Rusia do ketë humbje strategjike

schedule13:18 - 24 Prill, 2022

schedule 13:18 - 24 Prill, 2022

Sot janë bërë 60 ditë nga pushtimi rus, por DASH ka besim në fitoren e Ukrainës.

Siç kemi raportuar, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka deklaruar se pret që Sekretari i Shtetit të SHBA-së Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin të vizitojnë sot Kievin.

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar mbi planet, por zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price ka folur për BBC në lidhje me luftën në Ukrainë.

Ai u shpreh se ishte i bindur që Zelensky do të mbizotëronte në luftë.

“Kjo do të jetë një fitore për Ukrainën; do të jetë një humbje strategjike për Rusinë”, tha ai.

I pyetur nëse SHBA dhe aleatët e saj po siguronin mjaftueshëm armatim të rëndë, Price tha: “Ajo që kemi bërë është të dërgojmë pikërisht atë që partnerët tanë ukrainas kanë nevojë për të shmangur këtë agresion rus.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!