6 xhami në Korçë janë grabitur dhe dhunuar

schedule21:10 - 25 Tetor, 2018

schedule 21:10 - 25 Tetor, 2018

Në pak ditë janë grabitur dhe dhunuar 6 objekte kulti të besimit mysliman në Korçë. Myftiu i Korçës Ledian Cikalleshi ka deklaruar se vjedhjet janë kthyer në një fenomen shqetësues dhe policia ende nuk ka identifikuar autorët.

Xhamia e Ilias Bej Mirahorit në qytetin e Korçës ka rënë pre e hajdutëve. Një person ka hyrë dhe ka vjedhur mikrofonin. E gjitha është filmuar nga kamerat e sigurisë. Për myftininë e Korçës ky është një fenomen që kërcënon sigurinë e besimtarëve. Rastet janë denoncuar në polici.

Ledian Cikalleshi, myftiu i Korçës: “Të gjithë këto që ndodhin janë mjaft shqetësuese, jo vetëm për pjesën e dëmit material që shkaktohet nëpër xhamia, por edhe vetë pasigurinë që shkakton tek besimtarët. Atë ndjenjën e pasigurisë, sepse kur vijnë të kryejnë një rit fetar, normalisht qetësia shpirtërore është mbi të gjitha. Kjo i ka irrituar goxha besimtarët dhe frekuentuesit e xhamisë.”

Në pak ditë janë vjedhur dhe dhunuar 6 objekte kulti të besimit mysliman.

“Kemi vënë re që një pjesë e këtyre janë dhe të jashtëm. Mund të kenë ardhur jashtë qytetit dhe vijnë me qëllim për të grabitur objektet e kultit. Duke pasur parasysh që besimtarët solidarizohen, mundohen që të ndihmojnë pjesën e xhamive.”

Grabitjet dhe dëmtimet e objekteve të kultit janë regjistruar kryesisht në fshatra. Policia ende nuk ka identifikuar autorët, por dyshohet të jenë individë nga zona të tjera të vendit./abcnews.al