Një çift në shtetin Uttarakhand në veri të Indisë po padisin djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij se nuk kishin bërë fëmijë pas gjashtë vitesh martesë. Sandziv dhe Santana Prasad, 61 dhe 57 vjeç, thonë se kanë mbetur pa para për të rritur djalin e tyre, duke paguar për shkollimin e tij si pilot dhe një martesë të pasur. Prindërit e frustruar po kërkojnë kompensim me vlerë rreth 650,000 dollarë nëse nuk bëhet me fëmijë brenda një viti.
Padia tepër e pazakontë është ngritur me arsyetimin e “ankthit mendor”. Prasad tha se ai kishte shpenzuar të gjitha kursimet e tij për djalin e tij, duke e dërguar atë në Shtetet e Bashkuara në 2006 për trajnim pilot me një kosto prej 65,000 dollarë. Ai u kthye në Indi në vitin 2007, por humbi punën dhe familja e tij duhej ta mbështeste financiarisht për më shumë se dy vjet.
Djali i tyre, 35 vjeç, më në fund mori një punë si pilot. Prindërit thonë se kanë rregulluar martesën e tij me Subanji Sina-n në vitin 2016, duke shpresuar se do të kishin një “nip për të luajtur” kur të dilnin në pension./abcnews.al