6-vjeçarja që dëshiron të ndihmojë njerëzit në nevojë, hap fondacion në emrin e saj

schedule15:56 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 15:56 - 6 Dhjetor, 2020

Bethany Moultry është 6-vjeçarja që njihet në rrethin e saj si vogëlushja që dëshiron të ndihmojë njerëzit në nevojë. Disa muaj para se të përhapej koronavirusi, ajo dhe nëna e saj, Collen Moultry, kishin ndihmuar një të pastrehë, i cili dilte rrugëve duke kërkuar lëmoshë.

Nëna e saj ka rrëfyer për CNN se e bija për ditëlindjen e saj të gjashtë pati një kërkesë: “T’i ndihmonte të tjerët”.

“Ndjeva një lloj obligimi sikur duhet t’ia jap paratë e mia për ta realizuar dëshirën e saj. Jo çdo ditë dëgjoni këto fjalë prej ndonjë të rrituri apo fëmije”, tha Collen.

Vajza nuk ishte ndalur me kaq. Ajo hapi fondacionin “Çantat e lumtura të Bethany për të pastrehët”, duke krijuar edhe bashkëpunim me fondacionet lokale.

“Kemi biseduar me drejtoritë e fondacioneve dhe njerëzit në rrugë që të dimë se çfarë të fusim në çanta dhe nevojat që ata i kishin”, tha nëna e 6-vjeçares.

Secila çantë ka një mesazh të shkruar nga Bethany dhe sendet primare për të pastrehët, duke mos lënë harruar edhe maskat mbrojtëse. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!