6 vite që nuk flasin me njëri-tjetrin, Kastro Zizo kërkesë publike Rozana Radit

schedule21:21 - 14 Tetor, 2022

schedule 21:21 - 14 Tetor, 2022

Këngëtari Kastro Zizo ka zbuluar se ai dhe Rozana Radi nuk kanë folur me njëri-tjetrin për 6 vite. Pavarësisht se i kanë rregulluar raportet, duket se këngëtarja nuk i ka hequr akoma block-un në Instagram.

Kastro ka shpërndarë në Instastory një shfaqje që do luhet nga Rozana dhe në pamundësi që t’i bëj tag në Instagram, i ka kërkuar asaj publikisht që t’i heq block-un.

“Një tmerr që s’kemi fol për 6 vite moj çupë… Edhe kush? Ne që kemi kalu dekada me hallet e qejfet e njëri-tjetrit! Me rëndësi që energjitë shkojnë sërish në njejtën rrugë për tu kanalizuar e dhënë më shumë dashuri, respekt dhe art. Njeriu gabon, por mëson dhe korigjon.

P.S. Mëso të heqësh block-un”, ka shkruar Kastro përmbi postim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!