6 truke për vajzat, si të duken më të gjata

schedule21:29 - 7 Janar, 2021

schedule 21:29 - 7 Janar, 2021

Nuk ka një vajzë të vetme që nuk dëshiron të ketë stil, por, për fat të keq, jo të gjitha trendet e modës shkojnë me të gjitha llojet e lartësive dhe figurave. Kjo është arsyeja pse kur një grua vesh rroba trendi mund të duket jo bukur, apo anasjelltas. Më poshtë do ju tregojmë disa truke sesi mund të dukeni edhe të gjata edhe të bukura.

1. Zgjidhni këpucët dhe aksesorët e duhur

Mënyra më e lehtë për t’u bërë më e gjatë janë takat e larta. Ngjyra e këpucëve tuaja zë gjithashtu një rëndësi të madhe: çdo këpucë me ngjyrë neutrale do t’i bëjë këmbët tuaja të duken më të gjata, ndërsa këpucët e zeza, veçanërisht ato me lidhëse të larta, do t’i bëjnë këmbët tuaja të duken më të shkurtra.

2. Bëni kujdes me veshjet me vija

Vijat horizontale shtojnë vëllim, ndërsa kombinimi i pasaktë i këtij printimi dhe një fundi deri në gju do t’ju bëjë të dukeni më të shkurtër. Lart me vija dhe poshtë me një fund me bel të lartë, do dukeni më të gjata.

3. Zgjidhni çantat dhe pantallonat duke iu referuar gjatësisë tuaj

Nëse jeni e shkurtër dhe vishni xhinse të shkurtra, do të dukeni e vogël në trup. Kombinimi i xhinseve të gjata me një crop top dhe taka, mund t’ju ndihmojë të rregulloni gjatësinë. Githashtu kushtojini vëmendje të veçantë madhësisë së çantës tuaj. Zgjedhja më e mirë për zonjat e imëta është një çantë e vogël.

4. Provoni pantallonat Palazzo

Pantallonat Palazzo janë një mënyrë e shkëlqyer për të fshehur takat e larta ose këpucët në platformë ndërsa dukeni më të gjata. Provoni të zgjidhni stile të qeta dhe të thjeshta me një ton.

5. Mos i shpërfillni fundet me bel dhe të gjatë

Fundet e tilla ju bëjnë të dukeni shumë më të holla dhe më të gjata. Kombinimi me një këmishë apo bluzë e bardhë do t’ju ndihmojë.

6. Vishni fustanet këmishë në mënyrë të duhur

Një fustan këmishë ka dizajn interesant dhe shkon mirë me pothuajse çdo lloj figure. Sidoqoftë, vajzave të imëta mund t’u duket sikur kjo veshje të ishte bërë për një person me gjatësi më të madhe. Megjithatë, kjo rregullohet lehtësisht: thjesht vendosni një rrip dhe hapni mëngët. Gjatësia e përsosur e mëngës për vajzat e imëta është 3/4. Përveç kësaj, provoni të zgjidhni një këmishë me një ton./e.b-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!