6 tërmete brenda pak orëve, çfarë po ndodh në Bulqizë?

schedule08:20 - 29 Tetor, 2021

schedule 08:20 - 29 Tetor, 2021

Në 24 orët e fundit në Bulqizë janë regjistruar gjashtë lëkundje sizmike. Më e forta u shënua mëngjesin e sotëm në orën 08:10 minuta me epiqendër në Shupenzë, Bulqizë me magnitudë 4.5 Rihter.

Zona e Bulqizës njihet nga sizmologët për aktivitetin e lartë sizmik, pasi edhe pak javë më parë u regjistrua një goditje e fortë, e shoqëruar nga disa më të vogla.

Fatmirësisht deri tani nuk ka pasur probleme. Banorët kanë dalë për disa minuta jashtë nga banesat e tyre nga frika dhe paniku i shkaktuar nga tërmeti. / Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!