6 të vrarë dhe 10 të plagosur nga sulmet në Luhansk

schedule08:27 - 21 Tetor, 2022

schedule 08:27 - 21 Tetor, 2022

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit nga sulmet me raketa të Ukrainës në rajonin lindor të Luhanskut, sipas zyrtarëve pro-rusë në territorin e pushtuar, sipas CNN.

Qendra e Përbashkët për Kontrollin dhe Koordinimin e Republikës Popullore të Luhanskut (JCCC) e mbështetur nga Moska pretendoi se sulmet u kryen nga forcat ukrainase duke përdorur sistemet raketore HIMARS.

Vendbanimet Lysychansk, Brianka, Troitske, Rubizhne, Chervony Prapor dhe Brianka u goditën të enjten dhe të premten.

Pesë nga të vrarët ishin punonjës të Ministrisë së Situatës të Emergjencave në Chervony Prapor. Luhansk është ndër katër rajonet e Ukrainës që Rusia po përpiqet t’i aneksojë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, edhe pse forcat ukrainase po përparojnë në jug dhe lindje të vendit.

Të mërkurën, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se kishte nënshkruar një ligj që vendos ligjin ushtarak në të katër rajonet e aneksuara.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!