Gjashtë persona janë plagosur dhe 20 shtëpi janë dëmtuar pas sulmeve ruse në Stepanivka pranë qytetit të Kherson, shkruan ukrinfrom
“Më 28 mars 2022, fshati Stepanivka është sulmuar nga forcat ruse. Gjashtë persona janë plagosur. Një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë në spital,” thuhet në deklaratën e këshillit të qytetit.
Gjithashtu, sipas informacioneve është goditur një tubacion gazi në rrugën Selianska.
Rikujtojmë se presidenti rus Vladimir Putin filloi pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt. Trupat ruse po bombardojnë dhe shkatërrojnë objektet kryesore të infrastrukturës, duke vrarë mijëra civilë.
/abcnews.al

