Kjo është një ndër ditët me numrin më të lartë të të shtruarve me Covid në spitalin Infektiv. Gjatë 24 orëve të fundit për herë të parë numri i pacientëve të intubuar ka shkuar në 6.
ISHP bën me dije se pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në vendin tonë është rënduar situata në spitalin Infektiv, ku janë shtruar 84 pacientë dhe 11 janë në terapi intensive.
LEXO EDHE: Situatë e rëndë tek Infektivi, 82 raste të reja brenda ditës
“Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze. Është rritur numri i të shtruarve dhe rëndohet situata shëndetësore e pacientëve në terarapi intensive.Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rënde”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 401 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive, duke e çuar në 3188 mes të cilëve 83 kanë humbur jetën./abcnews.al