6 në 10 belgë janë pro vaksinimit të detyrueshëm

schedule08:36 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 08:36 - 2 Dhjetor, 2021

Pothuajse 6 në 10 belgë janë pro vaksinimit të detyrueshëm për të gjithë, sipas një sondazhi të publikuar nga gazeta franceze “Le Soir”. Në veçanti, sipas sondazhit, 59% e belgëve janë në favor të vaksinimit të detyrueshëm për të gjithë të rriturit.

45% e të anketuarve që janë prindër të fëmijëve nën moshën 12 vjeç thanë se janë gati të vaksinojnë fëmijët  nëse vaksina miratohet për këtë grupmoshë. Për më tepër, 66% e belgëve janë pro vaksinimit të detyrueshëm për personelin mjekësor.

Nga ana e tij, ministri i Shëndetësisë Frank Vadenbruecke tha se të dhënat që vijnë nga spitalet ishin shumë serioze. Grupi i ekspertëve pritet të mblidhet sot për të shqyrtuar situatën epidemiologjike dhe masat.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!