6 ndryshime që ndodhën pasi unë dhe i dashuri vendosëm të mos i përdornim telefonat në shtëpi

schedule13:42 - 5 Maj, 2021

schedule 13:42 - 5 Maj, 2021

Një person, mesatarisht, e kontrollon telefonin 47 herë në ditë. Jo vetëm kaq, por rreth 85% e njerëzve e përdorin telefonin ndërsa janë me miqtë dhe familjen. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë disa histori personale sesi telefonat mund të ndikojnë negativisht në një marrëdhënie dhe sesi pasi vendosën të mos i përdornin në shtëpi, gjithçka ndryshoi.

Ne jemi plotësisht të përqendruar tek njëri-tjetri

“Unë jam Paul dhe jam në një lidhje me një të varur nga telefoni. Zhgënjehem sepse ai herë pas here e merr ne duar dhe e përdor atë gjatë ngasjes me makinë. Personalisht besoj se mënyra më e mirë për të mposhtur varësinë është së pari ta kuptojmë atë. “Like” në rrjete sociale shkaktojnë përgjigje dopamine që sjellin ndjejnë gëzimi. Por, pasi u lodha nga kjo, bëra një pakt me të dashurin, që kur të jemi të dy duke bërë të njëjtën gjë, të heqim dorë nga telefonat. Kjo vlen edhe kur shohim TV, për hamë darkë apo bisedojmë. Padyshim ne mund t’i përgjigjemi një mesazhi të shpejt, por jo për rrjete sociale dhe lojëra”.

Ne kemi krijuar zona dhe kohë pa teknologji

“Telefoni i të dashurit merr më shumë vëmendjen e tij sesa unë. Jam përpjekur t’ja them këtë në të kaluarën, por duket sikur e bezdis dhe e sulmoj. Ndihem sikur shumë herë nuk arrijmë dot të krijojmë atë lidhjen dhe komunikimin e duhur, sepse ai është gjithmonë me telefon në duar. Ne as nuk mund të bëjmë një shëtitje ose të shikojmë televizor bashkë, pa kontrolluar herë pas herë celularin. Kështu, vendosëm të bënim një marrëveshje. Ne kemi lënë një takim çdo të premte dhe gjatë gjithë darkës apo aktiviteti argëtues, telefoni nuk lejohet. Gjithashtu kur shohim = një film në shtëpi, telefoni nuk lejohet.”.

Ne po kalojmë shumë kohë cilësore bashkë

“Unë dhe burri im vendosëm të krijonim një ndalim të plotë të përdorimit të telefonit, për një javë. Së pari, vendosëm disa rregulla bazë të cilat konsistonin në mbajtjen e celularëve tanë jashtë dhomës në çdo kohë, ndërsa ishin bashkë. Gjithashtu edhe në aktivitete të tjera jashtë shtëpisë kur jemi bashkë, telefoni nuk lejohet. Një gjë tjetër që kemi bërë është se, kemi çaktivizuar njoftimet për të kufizuar shpërqendrimet”.

Ne komunikojmë më mirë

“Kur ishim bashkë ose rrinim me djalin tonë, të dy e gjenim veten me telefona në duar. Për ta ndaluar këtë gjë ne shkuam të merrnim këshillim dhe padyshim ishte një lojë-ndryshuese në marrëdhënien tonë. Ndërsa merrnim këshilla nga një terapist, ne vendosëm që nuk do të kishte telefon në tryezën e darkës dhe kur të bisedonim gjithmonë do të kishim kontakt me sy. Kjo ka bërë që marrëdhënia jonë të lulëzojë sërish dhe të jemi në harmoni me njëri-tjetrin dhe ndjenjat tona”.

Ne jemi më të hapur dhe më të sinqertë me njëri-tjetrin

“Kohët e fundit kam vërejtur se djali im kalon kohën e lirë me celular, madje edhe duke parë TV njëkohësisht. I vetmi vend ku nuk e merr celularin e tij është kur bën dush. Nga ana tjetër ndjehem se nuk mund të bëj një bisedë me të kur e shoh duke vështruar mbi ekran. Edhe burri im e përdor shumë telefonin dhe për këtë kemi shkuar te një terapist. Ne ramë dakord për kohë pa telefon dhe për të bërë aktivitete ku është e pamundur të përdorësh telefonin. Këto aktivitete përshijnë ecjen bashkë me biçikletë. Në kalojmë rreth 5 orë në javë duke bërë xhiro me biçikletë”.

Ne jemi duke u përqendruar te njëri-tjetri

“Kur përpiqesha të flisja me të dashurin tim për probleme serioze, ai ose do të mërzitej ose do të më injoronte. I thashë që nuk ishte e drejtë që unë t’i kushtoj vëmendje problemeve të tij ndërsa ai të miave asnjë sekondë. Sa herë flisnim për këtë çështje, sytë i mbante mbi telefon. Por kjo gjë ndryshoi pasi edhe ne reduktuam kohën e përdorimit të celularit.  Ne filluam të angazhoheshim më shumë në parjen e filmave bashkë. Zvogëlimin e kohës në celular tashmë e kam bërë mision”./abcnews.al