6 mln euro me skemë fiktive, jepet sot masa e sigurisë për të arrestuarit

schedule11:24 - 12 Nëntor, 2021

schedule 11:24 - 12 Nëntor, 2021

Pronarët dhe punonjësit e 5 kompanive që plotësonin fatura fiktive dhe shkaktuan një dëm financiar prej 6 milionë euro kanë dalë para togave të zeza në Gjykatën e Durrësit.

Bëhet fjalë për Enis Xhaferin, 37 vjec nga Vlora, Regan Merdanin, 30 vjeç banues në Tiranë, Roland Avdon, 39 vjeç nga Tirana, Ali Agollin, 45 vjeç banues në Tiranë dhe Ben Cakën, 48 vjeç banues në Tiranë dhe dy persona të tjerë që kanë shpallur në kërkim.

Ata po njihen me masat e sigurisë dhëna në mungesë. Të martën Gjykata ekzekutoi 7 masa sigurie “Arrest me burg” për veprën penale “Krijimi i Skemave Mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, e kryer ne bashkëpunim dhe 3 personave të tjerë ju dha masa “Detyrim paraqitje”.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin operonin kryesisht në sektorin e ndërtimit dhe nëpërmes skemës së mashtrimit me faturat kanë përfituar shuma të mëdha parash të cilat nuk i deklaronin tek tatimet.

Lexo edhe: 6 mln euro me skemë fiktive, dalin emrat e të arrestuarve, sekuestrohen HEC-i, apartament dhe firma

Ata gjithashtu kishin punësuar në të zezë punonjës. Gjykata gjithashtu ka vendosur sekuestro preventive për disa asete të tyre, konkretisht Shoqërinë, “Alfa Nikel”, në vlerën 1.2 milionë Euro në emër të Ali Agollit, një hidrocentral me sipërfaqe 700 m², në Dhërmi dhe një apartament me sipërfaqe 215 m², në Vlorë në pronësi të Enis Xhaferit.

Prokuroria e Durrësit në bashkëpunim me krimin ekonomik, Drejtorinë e Përgjithshmë të Tatimeve dhe atë të Durrësit, Vlorës dhe Tiranës pas një hetimi disa mujor zbuluar skemën e mashtrimit me TVSH-në. abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!