6 minuta larg qendrës së Pogradecit, fshati Memëlisht pa ujë prej 20 vitesh

schedule18:41 - 7 Qershor, 2020

schedule 18:41 - 7 Qershor, 2020

Megjithëse vetëm 4.3 km afër Pogradecit, fshati Memëlisht është shumë më larg me standardet e jetesës krahasuar me qytetin.

Prej 20 vitesh në të gjitha shtëpitë mungon uji i pijshëm. Në rubinetat e çezmave nuk rrjedh ujë. Edhe nëse ke fat, uji del i ndotur.

“Tubacionet kanë shumë vite dhe janë ndryshkur dhe shpuar dhe kur bie shi ndotet”, thotë një banor.

E vetmja zgjidhje mbeten puset, që jo të gjithë i kanë.

“Neve disa që kemi nxjerr puse, po. Te tjerët ose rrinë me ate ujë të turbullt, kur bie shi. Stop”, shprehet banorja.

Banorët thonë se ky problem i ka ndjekur gjithë jetën.

“Kemi 40 vjet, s’kemi parë një ditë të kemi ujë”. Ujë s’kemi fare. Edhe ky që vjen me orar. I pisët është. Kur bie shi, vjen i turbullt.  Me vite 20 e ca vjet. Nuk pyet njeri ka ujë apo jo. S’është normale. Po ku të ankohesh”, shprehet banori.

Janë ankuar. Përgjigja që kanë marrë ka qenë: Do ta bëjmë është përgjigjja e përsëritur prej vitesh nga pushteti lokal për 800 familje në fshatin Memëlisht. Paguajnë taksa por ujë nuk kanë.

Jemi ankuar tek ujësjellësi, ik se do te vijnë. Me shume vonesë vijnë. Taksat rregullisht. Faturat. Taksat po. Te tera, vjen fundi. Taksat i paguajmë. Lekat ne xhep. Te fitoj unë. Ta rregulloj. Këtu nuk vë dorë asnjë parti”, thonë ndër të tjera banorët.

Kryeplaku fshati Kristo Vako bën apel për zgjidhje te situatës pasi mungesa ka dëmtuar biznesin dhe turizmin

“Rrjeti i brendshëm është komplet i amortizuar. Problemi është se ai ndotet gjatë ardhjes në shtëpi sepse janë çarë tubat”, shprehet ai.

Prej më shumë se 20 vitesh në këtë fshat nuk është kryer asnjë investim në ujësjellës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!