“6 milionë për të marrë dy UFO satelitë,” Duma: Pedagogu sot kërkon pagën që të mos emigrojë

schedule12:22 - 6 Tetor, 2022

schedule 12:22 - 6 Tetor, 2022

Deputetja demokrate Grida Duma në seancën e sotme plenare ka sjellë në vëmendje ndër të tjera edhe protestat e nisura së fundmi nga pedagogët të cilët kërkojnë rritje të pagave. Ndërsa, duke shfaqur një grafik, ilustroi se Shqipëria është fundit sa i përket nivelit të pagave të akademikëve, Duma shtoi se edhe sikur të arrihet niveli i pagës sa në Kosovë, sërish ata nuk mund të quhen pedagogë, por nëpunës që u duhet të mbijetojnë.

Duma theksoi se Universitetet sot nuk kanë marrëveshje që do t’u krijonin lehtësira financiare pedagogëve që të kenë mundësi të bëjnë kërkime shkencore.

“Po diskutoni për pagat e pedagogëve e fundit është Shqipëria. Kërkohet vetëm sa niveli i Kosovës. Por përsëri nuk është pedagog, së është nëpunës që do të mbijetojë. Pedagog është të ketë fond dhe të botoj në revista me faktor impakti. Të bësh këtë të paguan Universiteti. Shqipëria ka zero pagesa. Duhet të paguash 400 euro për të botuar. Për të marr pjesë në 5 konferenca, shkon më shumë se dy muaj pagë. Ka pedagogë që kanë ardhur nga Franca dhe u është dashur 6 vite këtu që të kërkoj njohjen e PHD e Paris 8. Shqipëria kjo,” tha ndër të tjera deputetja demokrate. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!