6 milionë lekë, klubi i Kategorisë së Dytë dhuron rrogat e futbollistëve

schedule17:04 - 26 Nëntor, 2019

schedule 17:04 - 26 Nëntor, 2019

Klubi i Kategorisë së Dytë të futbollit shqiptar, Këlcyra, ka vendosur të dhurojë 6 milionë lekë për familjet e prekura nga tërmetet që kanë tronditur Shqipërinë. Me anë të një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, klubi konfirmoi se rrogat e disa futbollistëve të dënuar, do të shkojnë për familjet e prekura.

Njoftimi i klubit të Këlcyrës:

NJOFTIM! Mesditën e sotme me iniciativë të futbollistëve të dënuar përjetë Renis Spahiu, Entiljon Kamberaj, Aristidh Coli dhe Sajmir Kule u zhvillua një bisede ndërmjet drejtuesve të klubit dhe lojtarëve të ekipit tonë, nga e cila vendos në mënyrë unanime që dietat dhe rrogat e muajit nëntor, shumë e cila shkon afërsisht në 600.000 lekë (të reja) do të dhurohen për familjet e prekura nga tërmeti.#PRAYFORALBANIA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!