Messi nuk pasuron vetëm PSG dhe sponsorin teknik Nike me fanellat e shitura. Tifozët e klubit francez ka vërshuar nëpër dyqanet zyrtare dhe janë pajisur me fanellat e sulmuesit argjentinas.
Deri më tani raportohet se nga shitja e fanellave të Messit janë arkëtuar 120 milion euro. Një pjesë nga këto të ardhura e merr edhe legjenda e basketbollit, Michael Jordan.
Me “Air Jordan” amerikani është aksioner i Nike. “A Bola” në Portugali ka bërë një përllogaritje dhe në arkat e Jordan raportohet se kanë shkuar 6 milion euro deri më tani. /abcnews.al