6 mënyra sesi celulari po shkatërron marrëdhëniet në çift

schedule12:32 - 10 Mars, 2021

schedule 12:32 - 10 Mars, 2021

Duke pasur parasysh se një person e përdor mesatarisht 4 orë në ditë celularin, duhet të themi se është një ndikues në jetën tonë dhe në marrëdhëniet në çift. Më poshtë gjeni 7 mënyrat sesi celulari po shkatërron marrëdhënien tuaj.

1. Nuk i tregoni partnerit pse po buzëqeshni ndërsa shihni në celular

Kur partneri juaj është i pranishëm fizikisht ndërkohë që po shijon diçka në celular, mund t’ju bëjë të ndiheni tmerrësisht keq. Përveç kësaj mund të filloni të ndjeni pasiguri dhe xhelozi, kur fillon të qeshë me atë që po sheh. Sidoqoftë, situata mund të ndryshojë lehtësisht nëse partneri e ndan atë që shikon me ju.

2. Mbajtja e celularit në dorë gjatë gjithë kohës

Të gjithë e kemi këtë ves të keq. E marrim telefonin ngado që shkojmë. Por ky zakon ka pasoja, sepse partneri juaj do të mendojë se ju po fshihni diçka, duke rezultuar më vonë në mungesë besimi, xhelozi dhe tension të shtuar mes jush. Së dyti, kur e mbani telefonin gjithë kohës me vete, ka të ngjarë t’u përgjigjeni të gjitha njoftimeve dhe të keni një shkëputje nga bota reale. Në vend që të kaloni kohë të bukur me atë që keni në krahë, ju jeni gjithmonë të shpërqendruar, duke kontrolluar çfarë po ndodh në Facebook, Instagram etj.

3. Shpërqendrim i vazhdueshëm nga biseda për shkak të njoftimeve në celular

Mund t’ju ketë ndodhur që gjatë një bisede të jeni shpërqendruar për shkak të njoftimeve në celular. Hulumtimet e fundit kanë treguar se kjo sjellje ndikon në prishjen e marrëdhënieve mes dy njerëzve.

4. Dëshira për të kontrolluar të gjitha njoftimet menjëherë

Sasia e informacionit, për shkak të celularëve, është e pakufizuar dhe duket se nëse nuk e kontrollojmë mirë, do të humbasim ndonjë gjë të rëndësishme. Mundoheni të vendosni prioritete, pasi jo të gjitha gjërat mund të bëhen njëherësh. Ne përfundojmë duke u dhënë shumë kohë atyre që nuk duhet, duke lënë kështu mënjanë të dashurit tanë.

5. Përgjigja e e-maileve të punës jashtë orarit të punës

E dimë që jeta është dinamike dhe duhet të jeni gjithë kohës të disponueshëm. Por nëse edhe gjatë orarit që jeni pushim, merreni me e-amilet e punës, partneri/partnerja juaj do të jetë shumë e pakënaqur. Edhe nëse puna juaj nuk mund të presë, mos harroni se aty është dikush që ka nevojë për vëmendjen tuaj.

6. Kontrollimi i telefonit gjatë darkës

Vakti i darkës është një kohë cilësore që duhet t’jua kushtoni njerëzve që janë në tavolinë dhe jo celularit tuaj. Është e rëndësishme që të siguroheni që nuk po e mbani celularin gjatë darkës. Duket qesharake, por celularët na kanë bërë të huaj me familjen, për shkak të mungesës së komunikimit verbal./e.b-abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!