6 marsi, Berisha: Në Durrës po blihen vota, kush janë 2 hijet e zeza, e kanë vendin në burg

schedule18:28 - 23 Shkurt, 2022

schedule 18:28 - 23 Shkurt, 2022

Nga Durrësi ku prezantoi ftoi qytetarët për të votuar kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” Ardian Mukën në zgjedhjet e 6 marsit, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se “hijet e zeza” kanë dalë nëpër qytet duke blerë vota. Berisha përmendi emra duke thënë se sipas tij 2 më të shquarit në Durrës janë Ardi Çela dhe Roni Shqopa.

Unë e kuptoj që ka presion mbi ju, kriminelë elektoral si hije të zeza qarkullojnë nëpër Durrës dhe qytete të tjera duke u përpjekur të blejnë vota. Këtu në Durrës 2 më të shquarit janë Ardi Çela dhe një Roni Shqopa që vendin e ka te Saimir Tahiri për atë që bënte e dini vetë ju e shtroi konvaleshencën në qendër të nisjes së skafeve të Saimir me shokë. Unë e kuptoj që ka njerëz sot që s’kanë kafshatën. Duhet të vendosni për ndryshimin se ju garantoj se ndryshimi është rruga e vetme për të zhdukur plotësisht mjerimin në këtë vend”.

Gjatë fjalës së tij ish-kryeministri sulmoi dhe “monopolistët”.

“Nëse ka gjakpirës të vërtetë janë monopolistët jo biznesmenët e tjerë sepse ata çajnë me djersën e tyre me konkurrencën e lirë. Monopolistët çajnë me rryshfetin korrupsionin që ndajnë me qeverinë. Prandaj monopolet janë të ndaluara me ligj”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!