Real Madridi i ka vendosur gjashtë lojtarë në listën e largimeve përpara afatit kalimtar të janarit, me Gareth Bale një nga shumë emrat e mëdhenj që është vënë në të.
Uellsiani u kthye te Los Blancos pasi kaloi sezonin 2020/21 si i huazuar te Tottenhami, por nuk ka luajtur në ligë që nga gushti.
Kapitenit të Uellsit i skadon kontrata në verë dhe drejtuesit e Real Madridit janë të prirur ta largojnë atë në mes të sezonit.
Sipas MARCA, Reali është i lumtur të lejojë Balen, një prej prej më të paguarve në skuadër, të largohet në afatin e janarit.
Isco e gjen veten në të njëjtën situatë, pasi ka qenë jashtë formës këtë sezon dhe po i afrohet fundit të marrëveshjes së tij në Santiago Bernabeu.
Marcelo është një tjetër që i ka gjetur të vështira mundësitë për ekipin e parë. Braziliani ka luajtur vetëm pesë herë në të gjitha garat këtë sezon.
Me kontratën e tij që skadon në verë, Reali është i gatshëm ta lërë të largohet muajin e ardhshëm pas 16 vitesh shërbimi.
Mariano Diaz, Luka Jovic dhe nënshkrimi rekord Eden Hazard janë në listën e largimeve, nëse vjen ndonjë ofertë e mirë nga klubet e tjera për ta.