6 lojtarë të PSG-së që Galtier nuk do t’i dërgojë kurrë në stol

schedule18:44 - 25 Shtator, 2022

schedule 18:44 - 25 Shtator, 2022

PSG e Christophe Galtier e filloi sezonin me sukses. Tani parizienët kryesojnë renditjen e Ligue 1 dhe në Champions League arritën të fitojnë në dy takimet e para.

Ne kemi parë tashmë mjaft ndeshje për të nxjerrë disa përfundime rreth PSG-së nën Galtier. Natyrisht, në skuadër ka lojtarë që kanë besimin e plotë të trajnerit. Bëhet fjalë për gjashtë lojtarë të cilët Galtier nuk ka gjasa të vendosë t’i lërë në stol pa arsye serioze, shkruan abcnews.al.

Marquinhos. Braziliani u kritikua në fillim të sezonit, por Galtier e ka mbështetur gjithmonë lojtarin, klubi ende i beson kapitenit të tij në krye të mbrojtjes.

Marco Verratti. Gjithmonë mund të mbështetesh te italiani dhe futbolli i tij vendos tonin për lojën e të gjithë ekipit. Këtë sezon ai sërish drejton mesfushën, lidhja e tij me Vitinha ngjall frikë tek kundërshtarët, shkruan abcnews.al.

Ashraf Hakimi. Këtë vit marokeni ka treguar se është më i miri në botë në pozicionin e tij në formacionin 3-5-2. Achraf është një punëtor i palodhur dhe nuk ka gjasa që dikush në PSG të jetë në gjendje ta zëvendësojë atë nëse Galtier vazhdon të luajë me tre mbrojtës.

Lionel Messi. Pasimtari më i mirë në Ligue 1, Leo Messi është rikthyer në nivelin më të lartë pas një sezoni të parë jo fort të suksesshëm në Paris dhe tashmë vazhdimisht kënaq publikun me futbollin e tij.

Neymar. Nemar ishte MVP i ligës në gusht, dhe e meriton. Me tetë gola dhe shtatë asistime, Neymar është padyshim lojtari më i mirë në Paris për momentin, ai nuk ka konkurrencë për momentin.

Kylian Mbappe. Pavarësisht disa mosmarrëveshjeve me shokët e skuadrës, sulmuesi francez mbetet një lojtar me ndikim, ai që është në gjendje të vendosë rezultatin e takimit. Në Paris ka shpresa të mëdha për Kylian, ndaj as Galtier dhe asnjë trajner tjetër nuk do të guxojnë ta dërgojnë Mbappen në rezervë.

Ndoshta kemi harruar dikë, a ka ndonjë lojtar shtesë në listë? /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!